Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Vlore, Shqipëri 10-07-2022 edhe 13 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Hidraulik
Tipi i punës
Tjeter
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
10-07-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë. Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Teknik Hidraulik në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku Hidraulik në departamentin e Aseteve dhe Shërbimeve në Green Coast Resort and Residences është përgjegjës për leximin dhe monitorimin e konsumit të ujit, për kryerjen e të gjitha shërbimeve hidraulike në impjantin e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit, sistemin KUZ, panelet diellore, hidrante, impiantet e vaditjes, pishinave, ITUN, elektropompave, etj.) si dhe monitoron/ kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjëndjen teknike tek Supervizori Teknik, në mungesë të tij te Menaxheri i Mirëmbajtjes.

Detyrat

  • Monitoron furnizimin/ konsumin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar te Supervizori Teknik;
  • Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve;
  • Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Merr masa të menjëhershme dhe lajmëron supervizorin përkatëse në mungesë të këtij të fundit, njofton menaxherin e mirëmbajtjes kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar;
  • Kujdeset për depot e furnizimit me ujë dhe raporton tek supervizori përkatës për problematikat që lidhen me sigurinë;
  • Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.

Kualifikimet

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi;  

Aftësi të tjera:

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike;
  • Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre;
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike;
  • Të jetë i aftë të operojë dhe t'i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike;
  • Certifikime të ndryshme në fushën Hidro përbëjnë avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi kompetente në instalimet hidraulike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi  dhe aftësi nderpersonale.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre  dhe letrën e motivimit në adresën [email protected] me subjekt:
Teknik Hidraulik në Green Coast Resort and Residences.
Afati i dorëzimit: 10/07/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






BALFIN REAL ESTATE & HOSPITALITY

Ndermjetesimi per shitjen dhe marketimin e pasurive te paluajtshme dhe aseteve te ndryshme. Sherbime konsulence ne fushen e menaxhimit dhe marketimit te produkteve rezidenciale, komerciale, etj, dhe aseteve.

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rruga Dervish Hima, Pallati Ambasador 3, kati 21, Ap.Nr.163
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë