Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Engineering Global Solution shpk

Engineering Global Solution shpk

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr ”Vaso Pasha”,Ndërtesa Nr.34
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel:
  • Mobile:

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 30-06-2021 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Specialist i Burimeve Njerezore
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
Mesatare (3 - 10 vite)
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
30-06-2021
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Kompania EGS SHPK është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese. Nderton objekte ku perfshihen rezidenca individuale, objekte multifamiljare, objekte industriale, qendra tregtare, projekte interieri, sistemime etj.

Shoqëria "Engineering Global Solution" SHPK pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

TITULLI: Specialist/e i/e Burimeve Njerezore

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore, deklarimet dhe çdeklarimet në organet tatimore;
  • Përpunon çdo muaj informacionin lidhur me orët e punës të punëmarrësve dhe i pasqyron ato në bordero.
  • Merret me përpilimin e kontratave të punës, administrimin e tyre në përputhje me legjislacionin përkatës;
  • Të njohë procesin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe dokumentacionin e nevojshëm sipas ligjit;
  • Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH) dhe ndjek marrëdhëniet me institucionet shtetërore që kanë lidhje me problematika të fushës;
  • Merr informacion mbi vendet vakante dhe organizon procesin e rekrutimit dhe seleksionimit të stafit.
  • Informon dhe ndjek punëmarrësit mbi politikat, disiplinën dhe procedurat e kompanisë dhe grupit;
  • U përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.

Kualifikimet

Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Juridik/ Menaxhim Burime Njerëzore;
  • Te ketë pervojë në menaxhimin e burimeve njerëzore +3 vjet;
  • Të ketë njohje shumë të mirë dhe qëndrimi në kontakt si dhe reflektim të shpejtë të ndryshimeve në legjislacionin e punës përgjithësi dhe Kodit të Punës më në veçanti;
  • Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit, veçanërisht Excel;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura;
  • Aftësi për të qënë racional/e dhe i/e shpejtë në vendime.

Kërkesa të veçanta të kandidatëve:

  • Të jetë i/e shumë i/e komunikueshëm/me;  
  • Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
  • Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë kembengulës/e;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t'i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën e e-mail-it: [email protected]

Afati i pranimit te aplikimeve deri ne date 30.06.2021.


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".