Përshkrimi
Kompania Deal Group kerkon te punesoje: Specialist Finance.
Detyrat
Detyrat :
- Procesi i blerjes:
- Menaxhon procesin e blerjes, konfirmim porosi blerje, pranim fatura ne sistemin financiar, konfirmim sasi fizike.
- Komunikimin me furnitoret, kur ka pasaktësi faturimi dhe bën sistemimin e tyre.
- Rregjistron faturat e blerjes dhe shpenzimet mujore.
- Kontrollon balancat dhe raporton ne baze javore dhe mujore mbi vjetersine e furnitoreve.
- Rakordon me kartelat e furnitoreve te mallrave dhe sherbimeve.
- Procesi i shitjes
- Rakordon mbylljet ditore me agjentet e shitjes
- Kontrollon cmimet e shitjeve ne faturimet ditore te klienteve (cmime shitje,ofertat).
- Perditeson Listen e Cmimeve ne sistem per cdo ndryshim qe vjen me komunikim nga departamenti i shitjes.
- Komunikimin me klientët, kur ka pasaktësi faturimi dhe bën sistemimin e tyre.
- Merret me regjistrimin e faturave të shitjes e daljeve të magazinave në sistem,si dhe regjistrimin e arkëtimeve.
2.Magazina
- Kontrollon furnizimet e mjeteve sipas agjenteve.
- Verifikon hyrje-daljet nga magazina.
- Rakordon gjendjen e mallit per shitje ne magazina dhe ne mjetet e kompanise.
- Realizon inventar peridoik 6-Mujor.
3.Banka - Arka
- Menaxhon procesin e pagesave te faturave dhe shpenzimeve te tjera si dhe kontabilizimin e tyre.
- Menaxhon procesin e pagesave te pagave, sigurimeve dhe pagesave te tjera ndaj tatimeve.
- Bën kuadrimin ditor mbi gjendjen e arkës si dhe rikontrollin në fund të muajit.
4.Te ardhura - Shpenzime
- Realizon kontabilizim e te ardhurave dhe shpenzimeve ne programin financiar.
- Llogarit dhe kontabilizon amortizimin.
- Harton raporte mujore performance mbi ecurine e aktivitetit ne nivel kompanie dhe ne nivel agjenti.
- Harton raporte te tjera financiare qe jane te dobishme per menaxhimin.
- Eshte i gatshem te realizoje edhe detyra te tjera qe i perkasin fushes financiare.
Kualifikimet
- Diplome Universitare në Degën Financë / Kontabilitet;
- Preferohet me eksperiencë të mëparshme minimumi 2 vite;
- Te kete njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word,Excel, Power Point);
- I komunikueshëm, fleksibël dhe i gatshëm për të shpalosur ide krijuese dhe inovative;
- Njohuri shume te mira te Gjuhes Angleze;
- Aftesi shume te mira analitike;
- Te jete energjik dhe i afte te punoje ne grup;
- Te jete i besueshem dhe me integritet.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email: [email protected] ose kantaktoni ne numrin: 0694056135.
Ju njoftojme se të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 percaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Persona".