Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.







Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Mirëseerdhët në duapune.com



Berat , Shqipëri 02-09-2022 edhe 20 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.






Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Arkëtar banke
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Po
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
02-09-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 33 degësh dhe 55 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve.

Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë. Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin: Shërbim Klienti (në zonën e arkës) Dega Berat

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar  klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre. Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët.

Detyrat

  • Siguron që klientët të përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës dhe ruan konfidencialitetin e informacionit;
  • Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka dhe i pershtatë ato sipas nevojës së klientëve;
  • Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara në përputhshmeri me politikat dhe direktivat e bankës;
  • Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës si dhe sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit;
  • Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës.

Kualifikimet

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërveprimi në grup;
  • Aftësi për tu adaptuar shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Eksperienca të mëparshme në shitje si dhe ne trajtimin e cash-it mund te perbejne  avantazh, por jo  kusht për përzgjedhjen;
  • Diploma Universitare nuk është domosdoshmeri për këtë pozicion;
  • Proaktiv, kurioz dhe dëshirë për të mësuar; I përgjegjshëm, i vëmendshëm, Integritet i lartë personal;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër "Shprehje Interesi" në adresën e-mail: [email protected]

Afati i aplikimit: 15 Gusht 2022

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected]


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".






Union Bank

Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vlereso...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë