Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81713

Senior Sales Manager

Tirane, Shqipëri 09-10-2023 edhe 8 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Shitjesh

Kohe e plote

Manaxherial

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

09-10-2023

---

---


Përshkrimi

ORION sh.p.k operon në sektorin e ndërtimit prej 25 vitesh. Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, duke sjellë në treg një produkt unik. Behu pjesë e stafit ORION, për të çuar përpara sëbashku projektet inovatore që kemi ndërmarrë!

Orion kërkon të punësojë: 

Senior Sales Manager

Departamenti I Marketingut dhe I Shitjeve


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizimin e targetit mujor/tremujor/vjetor të shitjeve në përputhje me objektivat e departamentit.
  • Mban rekorde dhe gjeneron raporte mbi realizimin e targetit individual, çmimet e konkurrencës etj si dhe jep sugjerime mbi përmirësimin e rezultatit.
  • Siguron përditësimin e informacionit në lidhje me programet e shitjes, ofertat, produktet etj.
  • Regjistron dhe përditëson të dhënat e klientëve në databazën e klientëve, duke plotësuar të gjitha të dhënat e kërkuara sipas standarteve të kompanisë (emër/mbiemër, numër kontakti, adresë email-i etj).
  • Trajton çdo ankesë të klientëve më saktësi maksimale dhe brenda një afati kohor sa më të shkurtër.
  • Ruan konfidencialitet të plotë në lidhje me të dhënat e klientëve.
  • Ndërton marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe ata të rinj duke mbajtur kontakte dhe kryer vizita e takime periodike me klientët edhe pas shërbimit të shitjes.
  • Siguron informacion të plotë dhe të detajuar mbi produktet e kompanisë, avantazhet konkurruese dhe risitë tona.
  • Shfaq disponueshmëri maksimale në përgjigjen dhe asistëncën ndaj klientëve në çdo moment që kërkohet.
  • Përditëson njohuritë në lidhje me punën dhe profesionin, duke marrë pjesë në seminare, trajnime apo rrjete të ndryshme profesionale si dhe duke lexuar artikuj dhe botime të ndryshme profesional. 
  • Kryen raportimin javor të detyrave të realizuara dhe paraqet planin e punës për javën në vijim tek eprori.

 


Kualifikimet

Kërkesat dhe kualifikimet;

  • Diplomë univeristare në Shkenca Ekonomike, dega Marketing, ose studime të tjera të lidhura me pozicionin;
  • Preferohet diplomë pasuniversitare në fushën përkatëse;
  • Minimumi 5 vjet përvojë relevante pune në shitje;
  • Njohuri të shkëlqyera të teknikave të shitjes;
  • Njohuri të industrisë së ndërtimit;
  • Aftësi për të zhvilluar prezantime dhe për ti referuar ato;
  • Të menduarit e orientuar drejt biznesit;
  • Aftësi për të përvetësuar shpejt koncepte komplekse biznesi dhe teknike, dhe për ti shprehur ato me një gjuhë të qartë;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office.

KUFIZIME:

Bazuar në Nenin 21/3/c të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, Kontrata a Punës duhet të përmbajë përshkrimin e punës. 

Ky përshkrim pune në asnjë mënyrë nuk përfshin apo thotë se këto janë të vetmet detyra që duhet të kryhen nga punonjësi që mban këtë pozicion pune. Punonjësit do ti kërkohet të ndjekë cdo udhëzim tjetër që mund të jepet në lidhje me punën dhe do ti kërkohet të kryejë detyra të tjera të lidhura me punën, të kërkuara nga eprori i tyre në përputhje me Kodin e Punës.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën e emailit: [email protected]

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI