Blog Internship Teknologji Informacioni dhe Komunikimi HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Financë dhe Biznes
Kompania TopDistribution shpk operon prej 10 vitesh në fushën e distribucionit me shumicë të produkteve ushqimorë dhe jo ushqimore.
• Distributor ekskluziv per brandet ; Croco,Chips Way, Selpak , Aristea, Kotanyi , Spontex, Alufix, Uni, , Iskon,Milka snack,Avramidis etj.Sales Representative per zonen e Tiranes
Objektivi kryesor i kompanisë, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar në mënyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive të një cilësie superiore për tregun shqiptar në sektorin ushqimor dhe jo ushqimore. Kompania kërkon të punësojë në pozicionin e Sales Representative një vajzë ose një djalë për qytetin e Tiranës.
• Qëllimi i Pozicionit: Shërbimi cilësor ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonat përkatëse.
Ofrohet:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
• Prezanton në mënyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me shumicë, tek klientët e zonës që mbulon.
• Punon ngushtesisht me drejtorin e shitjeve ne perpilimin e kushteve dhe kontratave te shitjes me klientet qe mbulon.
• Eshte pjese e negocimit direkt me klientet , bashke me superiorin e tij.
• Eshte pergjegjes per rezultatin e shitjeve ne cdo account qe mbulon.
• Identifikon nevojat ë klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit.
• Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve pjesë e katalogut të shumicës.
• Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
• Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë më gjithë departamentet përgjegjëse deri ne mbërritjen e tyre tek klienti.
• Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
• Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasur.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Aftësitë:
• Aftësi shumë të mira komunikuese.
• Aftësi shumë të mira prezantuese.
• Aftësi shumë të mira nëgociuese.
• Aftësi analizuesë.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane.
• Njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office.
• Të disponojë patentë automjeti të klasit B.
Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV ne e tyre ne adresen e email: [email protected]stribution.al
Cel.: 0689072020 / 0689042024
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Kompania jone eshte nje kompani e re dhe me ‘Know How-n’ e duhur per distribucionin e produkteve ushqimore. Objektivi kryesor i kompanise, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar ne menyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive dhe te vecanta per tregun shqiptar ne sektorin ushqimor.