Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 78218

Operator Shitjesh ne Zyre

Tirane, Shqipëri 20-06-2023 edhe 23 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Agjent Shitje

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

20-06-2023

---

---


Përshkrimi

           Pozicion Vakant – Operator/e Shitjesh

 Rreth kompanisë

Kompania Vega Solar Sh.p.k, e themeluar në Nëntor 2018, ka arritur në një kohë të shkurtër të bëhet lider në tregun e energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Me një staf tw kualifikuar prej 110 punonjësish, Vega Solar ofron shërbimet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vizioni i kompanisë tonë është një Shqipëri e pavarur energjikisht, duke shfrytezuar burimet e rinovueshme të energjisë në një mënyrë miqësore me mjedisin.

Për të ofruar një shërbim sa më profesional Vega Solar po kërkon të zgjerojë stafin me një Operator/e Shitjesh.

 Rreth pozicionit të punës

 

Pozicioni i Operatorit/es të Shitjeve është një pozicion kyç në Divizionin e Shitjeve (Departamenti Komercial), pasi është pika e parë e kontaktit me klientët dhe duhet të sigurojë një performancë të shkëlqyer cilësore dhe sasiore, duke këshilluar në mënyrë profesionale klientët (familjarë dhe biznes) ne lidhje me pyetjet që mund të kenë rreth sistemeve fotovoltaike.


Detyrat

Detyra të përgjithshme:

  • Të kontribuarit në arritjen e objektivave të shitjes, nëpërmjet gjenerimit të klientëve të rinj ose të kontaktuarit të klientëve që kanë shprehur interes në rrjetet sociale apo telefonojnë në numrin zyrtar të kompanisë;
  • Promovimi në mënyrë profesionale i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë;
  • Mbledhja e të dhënave të nevojëshme, përgatitja dhe dërgimi i projekteve / ofertave paraprake te klientët dhe ruajtja e tyre në sistem;
  • Filtrimi i klientëve potencialë, regjistrimi i të dhënave të tyre në CRM dhe caktimi i një Menaxheri të Shitjeve për Biznesin/Familjarin;
  • Përpunimi i të dhënave të gjeneruara nga sistemi dhe ndërtimi i raporteve matëse të performancës së Divizionit të Shitjeve.

Kualifikimet

Aftësitë dhe kualifikimet profesionale:

  • Diplomë universitare ose experiencë pune në një pozicion të ngjashëm;
  • Aftësi shumë të mira reklamuese, negociuese dhe bindëse;
  • Aftësi shumë të mirë komunikuese dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të organizimit dhe prioritizimit të detyrave që caktohen;
  • Të qënurit inovativ, i mprehtë, fleksibël, me vetëmotivim dhe focus të theksuar te klienti;
  • Njohje të mira të gjuhës angleze.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Operator/e Shitjesh”.

 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

 

 *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Vega Solar Shpk

Vega Solar Shpk