Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81707

Menaxher Projekti

Tirane, Shqipëri 09-10-2023 edhe 8 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Projektesh

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

09-10-2023

---

---


Përshkrimi

Progeen Construction është një shoqëri ndërtimi e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ndodhet me seli në Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Menaxher Projekti

Departamenti: Teknik

 Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për menaxhimin e strukturës tekniko administrative të projektit si dhe siguron që cilësia e punimeve është sipas planit dhe standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret.


Detyrat

  • Menaxhon buxhetin e projektit;
  • Menaxhon detajimet në projekt dhe grafikun e punimeve si dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe të projektit;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Miraton kost-raportet mujore të projektit;
  • Menaxhon strukturën tekniko administrative të projektit;
  • Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit dhe i monitoron ato. Në rast tejkalimi të afateve aprovon penalitetet;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garanton zbatimin e proçedurave tekniko-administrative të kompanisë;
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane aftatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projektit;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
  • Përgatit Vleresimin e Performancës për të gjithe safin në varësi;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Orienton stafin në proçesin e punës;
  • Përgatit dokumentacionin në tendera (oferta,metodologji,dok teknik etj).

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca: Eksperiencë pune 10 vite si Inxhinier Ndërtimi.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira organizative, koordinuese;
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantimi dhe bashkëpunimi;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT, Auto Cad 2D dhe 3D, Revit etc);
  • Njohës i mirë i gjuhës angleze në komunikim dhe shkrim;
  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe logjike.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Përfitimet:

  1. Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  2. Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  3. Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  4. Paga konkuruese në treg;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën: [email protected]   (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) nëpërmjet modulit te websitit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Progeen shpk operon në fushën e ndërtimit në vend edhe si kontraktor edhe si investitor në ndërtimin e godinave civile të banimit i përqendruar në Tiranë. Në 4 vjet Progeen ka zgjeruar portofolin e investimeve të saj në mënyrë shumë cilësore dhe në të njejtën kohë ka përfunduar me sukses kontrata të rëndesishme për palë të treta. Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.


INFORMACIONE KONTAKTI