Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Agikons

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brez...

INFORMACIONE KONTAKTI

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë
Tirane, Shqipëri 25-08-2020 edhe 17 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Menaxher Zhvillimi
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
25-08-2020
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

Menaxher Marketingut është përgjegjës për zhvillimin e strategjive marketing, zhvillimin e biznesit, për pozicionimin dhe perceptimin e markes në treg, për design të produktit bazuar në kërkime të tregut, trendeve të industrisë, si edhe feedback nga menaxheret e shitjes bazuar në kërkesat e klienteve.

Gjithashtu është përgjegjës për komunikimin me mediat, rrjetet sociale, përditësimin e website-it të kompanisë dhe krijimin e materialeve publicitare.

Detyrat

  • Planifikon dhe zhvillon strategjite marketing për shërbimet dhe produktet e reja ose ekzistuese të kompanisë.
  • Sugjeron, përcakton dhe implementon strategjitë e PR dhe komunikimit.
  • Përgatit të gjithë dokumentat e nevojshme të prezantimit për klientët.
  • Realizon fushata mbikqyrëse për zbatimin e strategjisë sipas tendencave më të fundit të kohës dhe zhvillimeve teknologjike.
  • Monitoron dhe kontrollon buxhetin e Marketingut duke alokuar shpenzime të nevojshme dhe të domosdoshme për marketimin e Brand-eve.
  • Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime në funksion të imazhit të kompanisë.
  • Realizon kërkim tregu për kompanitë konkurente nëpërmjet internetit, telefonit dhe direkt në terren nëse konsiderohet e nevojshme. 
  • Të dhënat e mbledhura përpunohen në një raport analitik.
  • Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar dhe mbajtur kontakte me partnerë strategjikë si media, palët e interesuara dhe klientë të mundshëm.
  • Planifikon dhe organizon evente sipas kalendarit te aktiviteteve të kompanisë.
  • Mban marredhenie me furnitoret apo kompanite outsource.
  • Planifikon dhe realizon ekzekutimin e të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM (optimizimi i motorreve të kërkimit/marketingu i motorrove të kërkimit), bazën e të dhënave të marketingut, email-in, mediat sociale dhe fushatat reklamuese.
  • Bashkepunon me Grafik Dizajnerin për krijimin e materialeve promovuese.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet Master në Marketing.
  • Të ketë mbi 4 vjet eksperience pune në sektorin Marketing.
  • Të njohë shume mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të zotërojë shumë mirë Paketën Office. Përbën avantazh njohja e Google AdWords, Google Trends si dhe programe të tjera në funksion të marketingut.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi të shumë të mira prezantimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punuarit në grup si dhe ndërtimin e mardhënieve me të tjerët.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Paga është e negociueshme në varësi të eksperiencës së kandidatit.  

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek adresa email-it:

[email protected] duke aplikuar nga duapune.com. 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Kujdes

Aktualisht ju nuk keni një CV të ruajtur në sistem. Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju mund të krijoni një CV të re ose të ngarkoni një ekzistuese në sistem, duke klikuar këtu.



Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".