Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 83608

Menaxher (M)

Tirane, Shqipëri 06-12-2023 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Shitjesh

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

06-12-2023

---

---


Përshkrimi

AZA Electronics eshte ne kerkim te pozicionit: MANAXHER (Mashkull)
Vendodhja: TIRANE (QENDRA PAJTONI)


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi. Qëllimi kryesor i punës së menaxherit të dyqanit është të përmiresojë shitjet dhe maksimizojë fitimet duke rritur xhiron ditore. Për arritjen e këtyre objektivave menaxheri i dyqanit ka përgjegjesinë kryesore që lidhet me: funksionimin e dyqanit; menaxhimin e stafit të dyqanit,mirembajtjen dhe modifikimin e mallit sa here eshte e nevojshme, kontrollin e kasës, arketimet dhe inventarin; shërbimin ndaj klientit; imazhin e dyqanit , aktivitetet logjistike dhe administrative që ka në përgjegjësi.


Detyrat

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  • Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmeri; firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
  • Përpilon dhe raporton te Departamenti i Marketingut dhe Shitjeve në kohë për problematika të caktuara në dyqan si dhe ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Planifikon detyrat e stafit në varësi, kontrollon zbatimin e detyrave, bën vlerësimin periodik të performancës, zhvillon intervistat për pozicionet e reja vartese, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional për stafin e dyqanit nëpërmjet:
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun (shërbimet që nuk shiten, nëpërmjet riorganizimit të cmimeve); mban të gjithë dokumentacionin për sa i perket nivelit te stokut;
  • Përpilon me përgjegjesi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim (orarin normal të punës, oret jashte orarit, lejet e zakonshme, etj) dhe duke derguar ne finance raportin e honorareve per ditet e munguara ose shtese te stafit;
  • Siguron zbatimin e standarteve bazë të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan; të rregullit dhe pastërtisë në dyqan ,paraqitjen e vitrinave ,paraqitjen e stafit ne varesi , të funksionimit të përditshëm të dyqanit si dhe të shërbimit ndaj klientit;
  • Organizon me përpikmeri përshtatjet dhe rregullimet e sherbimeve të dyqanit sipas kërkesave të klienteve të shkruara në kontratë, në kohë dhe në cilësi;
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese, duke bashkëpunuar ngushtë me Departamentet e Administrates dhe duke marrë aprovimin nga eprori;
  • Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas objektivave te vendosura;
  • Sugjeron/propozon tek eprori ide dhe inisiativa për përmirësimin e biznesit;
  • Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
  • Mban përgjegjësi për inventarin;

Kualifikimet

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Arsimi I Larte (në Administrim Biznesi e preferueshme);
Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 1 vit përvojë profesionale në menaxhim dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;

AFTËSITË:

  • Aftësi shumë të mira lidershipi;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht, të shkruar po ashtu dhe nëpërmjet telefonit, me vartësit dhe me klientët;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe percaktim prioritetesh;
  • Njohuri të gjuhës angleze,italiane;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
  • Fleksibilitet ne orare;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV-në) në adresën: [email protected] si edhe ne nr e kontaktit: 0697055345, Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.azaelectronics.com


AZA Electronic

AZA Electronics i ka fillimet e veta ne vitet 1997,fillimisht si nje dyqan i vogel ne qytetin e Vlores per tu shnderruar me pas pergjate viteve nder aktoret kryesor te tregut te elektroshtepiakeve ne Shqiperi. Partneriteti pergjate ketyre viteve me kompani lider jo vetem ne Itali por edhe ne Europe dhe ne Bote i ka dhene kompanise kredibilitet dhe avantazh konkurues ne treg per sa i perkete cilesise dhe cmimit te produkteve,duke ofruar keshtu jo vetem nje raport te drejte cilesi-cmim,por edhe nje sherbim qe shikon dhe fokusohet drejt klientit.

Pikerisht konsolidimi i ketij trinomi sherbim-cilesi-cmim eshte edhe synimi i strategjise se zgjerimit te kompanise ne tregun e retail-it,e cila ka bere qe kompania te fokusohet ne krijimin e nje realiteti ku perfitimi i klientit te jete i vertete dhe i prekshem.

Kjo eshte pikerisht arsyeja dhe filozofia e slloganit te kompanise “Realiteti i Perfitimit”

AZA Electronics eshte tashme nje kompani e konsoliduar jo vetem ne tregun e shperndarjes me shumice,por tashme synon zgjerimin ne menyre intensive ne tregun e retailit nepermjet ngritjes se rrjetit te vete te dyqaneve me po te njejtin emer “AZA Electronics”


INFORMACIONE KONTAKTI