Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 78222

Menaxher/e Projekti

Tirane, Shqipëri 21-06-2023 edhe 22 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Menaxher Projektesh

Kohe e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

Rroga mujore: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

21-06-2023

---

---


Përshkrimi

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike. Aluflor po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin: "Menaxher/e Projekti".


Detyrat

  • Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit të projektit, pra sipas projekt-preventivit;
  • Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit;
  • Të detajojë dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit;
  • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin;
  • Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjësi edhe për performancën e ekipit/stafit të projektit;
  • Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të zhvillojë fushata prokurimi periodike sipas nevojave për produkte të kompanisë dhe të projektit si dhe fushata periodike kontrolli të kushteve të tregut – cilësi dhe ҫmim të materialeve që po merren sipas kontratave ekzistuse;
  • Pas fushatave të prokurimit të finalizojë dhe të ndjekë lidhjen e kontratës me furnitorë të rinj ose ekzistues;
  • Të bëje porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të ndjekë realizimin e tyre;  
  • Të përgatisë Dokumentacionin Teknik dhe Administrativ të projekteve;

Kualifikimet

Edukimi:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi dhe Menaxhim Biznesi.
  • Një diplomë pasuniversitare përbën avantazh.

Eksperiencë Pune:

  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune dhe preferohet në sektorin e ndërtimit të fasadave.

Aftësi: 

  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
  • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj;
  • Të përdorë mirë programet bazë Office, Outlook etj;
  • Avantazh përbën njohja e programit Alfa Bussines dhe AUTOCAD.  

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

E-mail: [email protected]

Tel: +355 67 40 41 209
Adresa: Rr."Gramoz Pashko",Perball Fakultetit te Ekonomikut , Tirane


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Aluflor

Aluflor eshte nje kompani me aktivitet ne fushen e ndertimit me ekspertize ne konceptimin, projektimin, perpunimin dhe ndertimin e fasadave te jashtme te objekteve duke ofruar nje portofol te plote te te gjitha llojeve te fasadave te xhamit, fasadave te ventiluara me material natyrore, fasadave te ventiluara me pllake qeramike, fasadave te ventiluara me Alucobond, fasadave dekorative, fasadave te blinduara, fasadave inteligjente, fasadave mediaglass, sistemeve te avancuara te dritareve dhe dyerve komplekse etj. Produktet e Aluflor, qe nga koncepti, perzgjedhja e kujdesshme e materialeve, projektimi, perpunimi dhe instalimi ne objekt kane fokus kryesor kombinimin e njohurive dhe teknologjive te avancuara ne ndertim me qellim eficensen e larte ne kursimin e energjise ne ndertesa dhe çertifikimin sipas standarteve me te larta te eficenses dhe mbrojtjes se mjedisit. Ne bashkepunim te ngushte me partneret gjermane, Aluflor investon vazhdimisht ne permiresimin e kapaciteteve njerezore dhe teknike ne perputhje me udhezimet dhe rregulloret nderkombetare te ndertimit ne menyre qe edhe ne Shqiperi te kemi ndertesa te standarteve me te larta Boterore.


INFORMACIONE KONTAKTI