Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81711

Magazinier

Tirane, Shqipëri 09-10-2023 edhe 7 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Magazinier

Kohe e plote

Mesatare 3 - 10 vite)

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

09-10-2023

---

---


Përshkrimi

ORION sh.p.k operon në sektorin e ndërtimit prej 25 vitesh. Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, duke sjellë në treg një produkt unik. Behu pjesë e stafit ORION, për të çuar përpara sëbashku projektet inovatore që kemi ndërmarrë! Orion kërkon të punësojë Magazinier.

Ky pozicion konsiston në ruajtjen dhe administrimin e çdo materiali që ndodhet në magazinë, si dhe evidentimin e çdo lëvizje të tij.


Detyrat

  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
  • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratori i kompanisë.
  • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
  • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
  • Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazinës.
  • Bashkëpunon me departamentin përkatës për marrjen e mallarave në dorëzim.
  • Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
  • Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
  • Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë e arsimit të lartë / të mesëm.
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
  • Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën e emailit: [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI