Kodi Punës: 75598
Financier/e Dhermi
Përshkrimi
Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë kërkon për Sezonin Veror: FINANCIER/E
Detyrat
Detyrat dhe pergjegjesite ;
- Planifikon, drejton, koordinon aktivitetin financiar në shoqëri.
- Përgatit raporte financiare ose raporte rregulluese të kërkuara nga ligji.
- Mban përgjegjësi për menaxhimin e politikave të keshit.
- Ben rakordimin e kartelave te furnitoreve.
- Prezanton bilancin tek investitorët.
- Menaxhon politikat e kompanisë në lidhje me kapitalin, detyrimet, taksat në mënyrën më të mirë të mundshme.
- Krijon një nivel të lartë besueshmërie dhe menaxhon marrëdhënie të mira pune me palët e treta.
- Realizon regjistrimet periodike të të gjitha faturave të çdo muaji.
- Realizon regjistrimin e Fletë - Hyrje dhe Fletë - Dalje në Magazinë.
- Regjistron dokumentat e Bankës dhe Arkës si dhe të bëj ndjekjen e tyre.
- Mban kartelat e debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile.
- Mban gjendjen e inventarit të magazinës dhe kartelave të artikujve dhe bën rakordimin me kontabilitetin.
- Ndjek shpenzimet e aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve.
- Ndjek llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve të ( Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore.
- Përpilon Listëpagesën, dhe bën dorëzimin e saj në Organet Tatimore.
- Përgatit Bilancin mujor.
- Hedhje Bankash, hedhje furnitoresh.
- Harton dhe merr pjesë në përgatitjen e raporteve dhe pasqyrave të ndryshme financiare.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kerkesat
- Te kete perfunduar Arsimin e Larte Ekonomi, Finance.
- Të ketë eksperincë mbi 5 vjet.
- Te kete aftesi te mira ne kontabilitet.
- Te perdore shume mire programet kontabilitet Alpha dhe Financa 5.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
- Pagesat konkuruese.
- Akomodim dhe Ushqim përfshirë.
Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre dhe të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: [email protected]
Tel: 0672033327
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".