Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 70871 Ekonomist/e

Ekonomist
Tirane, Shqipëri 20-10-2022 edhe 17 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni
Ekonomist
Tipi i punës
Kohe e plote
Eksperiencë
---
Kërkohet foto
Jo
Letër interesi
Jo
Rroga mujore
---
Data e përfundimit
20-10-2022
Data e fillimit të punës

Përshkrimi

New Media Communications është në kërkim të një ekonomisti për t'iu bashkuar ekipit tonë, i cili do të jetë përgjegjës për raportimin financiar dhe procesin e faturimit. 

Kush jemi ne: Ne jemi një ekip programuesish, inxhinierësh dhe ekspertësh të platformave e-Commerce,  që punojmë së bashku për të ndërtuar platforma unike digjitale. Me 10+ vite eksperiencë, ne punojmë me klientë ndërkombëtarë dhe sigurohemi që kompanitë e tyre të arrijnë rezultatin e dëshiruar përmes zgjidhjeve që ne ofrojmë.

 Partneriteti me dy gjigandët e teknologjisë: Google & Salesforce ofron besueshmëri të lartë të zgjidhjeve tona profesionale.

Detyrat

Përgjegjësitë tuaja do të përfshijnë:

  • Dokumentimin e transaksioneve financiare.
  • Menaxhimin e procesit të faturimit sipas kushteve të përfshira në kontratat e kompanisë.
  • Menaxhimin e transaksioneve financiare për furnitorët.
  • Rishikimin e dokumenteve financiare për të zgjidhur çdo mospërputhje dhe parregullsi.
  • Monitorimin e efikasitetit të procedurave ekzistuese të kontabilitetit.
  • Dorëzimin e faturave hyrëse dhe dalëse në sistemin e menaxhimit financiar të kompanisë.
  • Monitorimin dhe sigurimin që kryerja e pagesave të dorëzohet në kohë.
  • Përgatitjen e raporteve mujore dhe analizimin e pasqyrave financiare si pasqyrat e rrjedhës së parasë, bilancet dhe pasqyrat e fitimit e të humbjes.
  • Dhënien e mbështetjes administrative gjatë përgatitjes së marrëveshjeve dhe kontratave të reja.
  • Bashkëpunimin me zyrën financiare.
 

Benefitet:

  •     Mundësi për të mësuar më shumë nga një ekip me përvojë të gjatë ne tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
  •     Mundësi për t'u rritur profesionalisht dhe personalisht.
  •     Trajnime dhe certifikime .

 

 

Kualifikimet

Kërkesat dhe aftësitë:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Certifikimet ose përvoja të mëparshme në fushën e Kontabilitetit përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të forta analitike, komunikuese dhe kompjuterike.
  • Njohuri shumë të mira të proceseve dhe programeve specifike financiare.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Etike e lartë pune.

Shënime


Bëhuni pjesë e misionit tonë:  T’u ofrojmë bizneseve zgjidhje digjitale nëpërmjet ekspertizës tonë softuerike.

Ju lutem aplikoni ketu  : https://newmedia.al/jobs/accountant/





New Media Communications

We started on october 2007 As a marketing services company in Tirana registered as a small business under the name Laborator Komunikimi. The 2 owners had a long experience in marketing & advertising (creative & media) as individuals, after that they decided to get together and invest on creating the agency. On february 2011 Following the new trends in marketing – the expansion of Digital - and by widening our focus of work w...

INFORMACIONE KONTAKTI

  • Rr. Reshit Petrela
  • Tirane, Shqipëri
  • Tel: 042420333
  • Mobile: 0674052561

Profili i Kompanisë Punët aktive të kompanisë


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".