Blog Internship Teknologji Informacioni dhe Komunikimi HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe Financë dhe Biznes
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Green Coast pjesë e Grupit Balfin është e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimin e Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Departamenti i Projektimit Arkitektonik dhe Inxhinierik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti kryesisht do të fokusohet në koordinimin e projekteve të hartuara nga projektues të nënkontraktuar, kontrollimin e cilësisë së projekteve të dorëzuara prej tyre (nga faza e projekt-idesë deri në projektin e zbatimit), hartimin e relacioneve shpjeguese mbi përmbajtjen e projekteve dhe sugjerimin e propozimeve konkrete për përmirësimin e tyre, kontrollimin e përputhshmërisë së projekteve me legjislacionin sektorial në planifikim dhe zhvillim territori; plotësimin dhe detajimin e projekteve arkitektonike dhe teknike si dhe asistimin e procesit të pajisjes me leje zhvillimi dhe ndërtimi (duke përfshirë lejet/vendimet/miratimet plotësuese të kërkuara për to).
Edukimi:
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën: [email protected] me subjekt GC_AC0622.
Afati i dorëzimit: 04/07/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
“Green Coast Resort” po ndërtohet në brigjet e detit Jon, në një nga plazhet më të bukur të rivierës Shqiptare, në zonën e Palasës. Si një nga resortet më të mira në rajon kombinon elegancën e arkitekturës me vlerat e paçmuara të natyrës, historisë dhe kulturës. Unik në llojin e tij në Shqipëri, resorti shtrihet në më shumë se 20 hektarë me një shumëllojshmëri vilash dhe apartamentesh, me një hotel në standart 5 yje, me struktura t...