Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 81972

Agjent Sigurie në Aviacionin Civil (AS)

Tirane, Shqipëri 16-10-2023 edhe 15 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Agjent i Ruajtjes Fizike

Kohe e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

16-10-2023

---

---


Përshkrimi

Kompania “S2 Secure Albania” është pjesë e kompanisë S2 Global (OSI Systems Company), me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë aeroportuale dhe menaxhon sigurinë e disa aeroporteve ndërkombëtarë në botë duke garantuar standartet më të larta të parashikuara nga legjislacioni ndërkombëtar në fushën e sigurisë së aviacionit civil. 

Ne ofrojmë: 

  • Trajtim financiar konkurues në tregun shqiptar. 
  • Rritje profesionale dhe mundësi karriere.
  •  Trajnimi me standartet më të larta ndërkombëtare në fushën e sigurisë aeroportuale dhe në përputhje me kërkesat kombëtare për sigurinë e aviacionit civil. 
  • Mundësi punësimi në një kompani ndërkombëtare. 

Objekti i punës së Agjentit Sigurie është që të garantojë sigurinë fizike të ambienteve të aeroportit nëpërmjet përdorimit të proçeduarve, mjeteve teknike dhe burimeve materiale dhe njerëzore me qëllim identifikimin dhe/ose zbulimin e armëve, eksplozivëve, artikujve substancave pajisjeve të tjera të rrezikshme, apo veprimtarive të rrezikshme që mund të përdoren për të kryer një akt të paligjshëm në dëm të infrastrukturës së aeroportit, të punonjësve të tij dhe të pasagjerëve që përdorin shërbimet e aeroportit për të udhëtuar.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Agjentit të Sigurisë janë: 

  • Të patrullojë, ruajë dhe monitorojë, në përputhje me procedurat e Aeroportit , standardet dhe udhëzimet specifike, zonën e sigurisë së perimetrit të aeroportit për të identifikuar  dhe raportuar në kohë cënime të mundshme të sigurisë. 
  • Të kryejë patrullime të ambjenteve të aeroportit për të parandaluar dhe për të identifikuar  shenja te ndërhyrjeve dhe për të siguruar sigurinë e dyerve, dritareve dhe portave. 
  • Të kryej kontrollin e Aksesit për të gjithë stafin dhe përdoruesit e aeroportit që kërkojnë hyjnë në zonat e kufizuara të sigurisë. 
  • Të kryej kontrollin fizik të pasagjerëve, stafit, vizitorëve, dhe sendeve të tyre. 
  • Të raportojë rastet e emergjencave, incidenteve dhe parregullesive dhe çdo aktivitet që e konsideron të dyshimtë dhe që mund të cënojë sigurinë e aeroportit. 
  • Të përgjigjet dhe ndihmojë në raste emergjencash, si psh, zjarre, evakuim I Aeroportit apo emergjenca të tjera ne përputhje me proçeduart e Aeroportit. 
  • Të përdor pajisjet dedektuese për kontrollin e personave dhe sendeve të tyre në përputhje me proçedurat për të parandaluar kalimin e artikujve të ndaluar në zonat e kufizuara të  sigurisë .
  • Të monitorojë alarmet e sistemit të kontrollit te Aksesit dhe sistemit të zbulimit të zjarreve apo emergjencave të tjera.
  • Të kontrollojë sistemet dhe pajisjet e sigurisë në përdorim për të siguruar funksionalitetin dhe për të identifikuar mosfunksionimet. 
  • Te përgatis raporte me shkrim per aktivitetet e kryera dhe per cdo parregullsi apo ngjarje të pazakonta. 
  • Të ndjek dhe zbatoj politikat dhe procedurat e miratuara të sigurisë së Aeroportit. 

Kualifikimet

Kriteret e pranimit janë:

  • Te jete shtetas shtetas shqiptar mbi moshën 21.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe psikologjikisht.
  • Të jetë i padënuar.
  • Të ketë kryer arsimin e mesëm, preferohet me arsim të lartë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze ose të gjuhëve të tjera të huaja.
  • Të jetë i aftë për të punuar në grup dhe nën stres.
  • Të jetë i aftë të kryeje punë me turne.
  • Të jetë i aftë për të ndjekur dhe zbatuar në mënyrë korrekte urdherat dhe udhëzimet e Eprorëve. 
  • Të mos ketë probleme me shikimin dhe me dallimin e ngjyrave për të përdorur pajisjet me rreze X.
  • Të mos ketë probleme me dëgjimin.
  • Të mos konsumojë substanca psikotrope, lëndë narkotike dhe të mos ketë varësi ndaj alkolit. 

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Preferohet që aplikanti të ketë përvojë të mëparshme në shërbimet e Sigurse, në Forcat e Armatosura ose në Policinë e Shtetit.
Të interesuarit te dërgojnë CV e tyre me foto në adresën e email [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".



S2 Secure Albania Shpk

S2 Secure Albania Shpk