Kodi Punës: 95875
Suport Klienti në gjuhën Franceze
Përshkrimi
Suport Klienti në gjuhën Franceze
Përmbledhje e Pozicionit:
Specialisti i suportit të klientit ne fushën e IT do të jetë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes teknike dhe zgjidhjen e problemeve të lidhura me sistemet IT.
Kandidati ideal duhet të ketë zotërim shumë të mirë të gjuhës franceze dhe të jetë i aftë të sugjerojë zgjidhjen e problematikave në fushën e IT, konform manualeve dhe procedurave standarte.
Trajnimi mbi manualet dhe procedurat, është i mbuluar dhe organizuar nga kompania.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ofrimi i mbështetjes teknike për probleme me sistemet IT.
- Analizimi i problematikes se sinjalizuar.
- Përvetësimi i manualeve dhe procedurave standarde për zgjidhjen e problemeve te natyrave te ndryshme.
- Dhënie suporti remote nëpërmjet telefonisë dhe sistemeve te tjera ndihmese.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera teknike për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e proceseve ekzistuese.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Njohje shume e mire e gjuhës Franceze.
- Njohuri te përgjithshme për fushën e IT.
- Përvojë e mëparshme në mbështetjen teknike dhe suport klienti.
- Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira me klientët dhe ekipet e brendshme.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose
apliko nga duapune.com.
Të interesuarit mund të dërgojmë CV-në e tyre duke aplikuar në adresën email: [email protected]
Aplikim nëpërmjet email-it
Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".