Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 91585

Drejtor Shitjesh

Tirane, Shqipëri 22-07-2024 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto:

Drejtor Shitjesh

Kohë e plote

---

Jo

Letër interesi: Rroga Bruto: Data e përfundimit:  

Jo

---

22-07-2024


Përshkrimi

LIFEMED shpk nje nder shoqerite me te zhvilluara ne tregun farmaceutik shqiptar te distribucionit te medikamenteve .
Aktiviteti I saj eshte I perqendruar ne shitje me shumice e pakice, import-eksport te produkteve farmaceutike humane dhe veterinare, te pajisjeve mjekesore, kozmetike, te produkteve ushqimore humane e veterinare te perdorimit te gjere, krijimi dhe shfrytezimi i klinikave mjeksore si edhe botimi i materialeve te ndryshme mjeksore etj.
Kompania eshte duke kerkuar Drejtor Shitjesh me kerkesat si me poshte:

Përmbledhja e Pozicionit:
Drejtori i Shitjeve suporton ne zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Menaxhon marrëdhëniet me pikat e shitjes (farmaci veterinare dhe klinika veterinare) për shitjen e produkteve
  • Koordinon me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar paraprakisht.
  • Suporton ne kryerjen e studimeve të tregut te shitjes se produkteve duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bere një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion ne përgatitjen e tipologjisë së produktit.
  • Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Financës & Menaxhimit të kompanise.
  • Krijon strategji te reja ne fushen e marketimit dhe shitjes si dhe rritjes se shitjeve online
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e produktit, permbajtjen e tyre, çmimet apo cdo detaj tjeter te nevojshem.
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e kompanisë, klientëve ekzistues dhe potenciale dhe i ndihmon ata për të bere zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Suporton funksionin e “post shitjes” për arkëtimin e kësteve në momentin e maturimit për klient sipas nevojës ne rast se do te aplikohet.
  • Realizon Marketingun e produktit m për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët
  • Koordinon takime ndërmjet klientëve dhe institucioneve financiare dhe Departamentit te Financës në rastet kur klienti ka shprehur nevojën e tij/saj për financim.
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë

Kualifikimet

Edukimi:

  • Të zotëroje diplomë Universitare (prioritet do te kete nese e kane ne fushën e Biznesit)

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite në ketë fushë
    Aftësi të tjera:
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • Të posedojë patente për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël.
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze perbejne avantazh

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit te dergojne CV-ne me Foto shoqeruar me Liste notash Diploma Bachelor dhe Master ne adresen e e mailit [email protected]  

Aplikimet jane te hapura deri me dt.25.07.2024.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://lifemedgroup.com/


Lifemed shpk

Lifemed shpk Rr. Sulejman Delvina, Nr.35, H.2/1 Njesia Administrative Nr.5, 1022 Tirana, Albania
Tel: +355 67 40 89 000