Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 91418

Inxhinier Ndërtimi Drejtues Kantieri

Tirane, Shqipëri 17-07-2024 edhe 1 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Inxhinier Ndërtimi

Kohë e plote

E larte 11+ vite)

Jo

Po

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

17-07-2024

---

---


Përshkrimi

Inxhinieri i zbatimit në objekt ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit (të objektit) në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet, grafikut të miratuar deri në certifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit.


Detyrat

  • Planifikon mënyren e realizimit të objektivave, përparësite dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Bën organizimin dhe ndarjen e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt. Jep sqarime dhe instruksione të vazhdueshme mbi organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
  • Harton grafikun e punimeve mbi të cilin do lidhen të gjithë kontratat e sipërmarrjes;
  • Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër. Raporton në menyrë periodike gjëndjen e materialeve pranë veprës (inventari);
  • Raporton në menyrë periodike (javore) tek Administratori duke dorëzuar dhe dokumentet suportues për punën e bëre në kantier, plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave të ndërtimit deri në perfundim të objektit;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë te zbatohen me korrektësi;
  • Bën instruktimin e puntorëve dhe stafit vartës në kantjer mbi zbatimin e rregullores së sigurimit teknik, mbrojtjen në punë dhe mbrojtjen e mjedisit;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar Fakultetin për Inxhinieri Civile;
  • Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
  • Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune në projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare);
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze ose Italiane;
  • Të përdorë shumë mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike të kompanive të ndërtimit;
  • Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale detajeve;
  • Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
  • Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte;
  • Inxhinieri i zbatimit duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.
  • Pagesa do jete ne varesi te aftesive dhe profesionalizmit te kandidatit.
  • Vendi i punes do jete gjithmone ne Tirane.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë kandidatet e interesuar janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën [email protected] ose whatsapp +355689019537

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do kontaktohen.


Video


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.eurocol.com.al


Eurocol

Eurocol shpk është një kompani shqiptare ndërtimi dhe zhvillimi që është themeluar më 1 Mars 1991. Në pronësi dhe manaxhim tërësisht shqiptar, ne jemi rritur falë pasionit dhe përkushtimit duke u shndërruar në një nga ofruesit e shërbimeve të ndërtimit më cilësor dhe të besuar në tregun lokal. Prej më shumë se 25 vitesh konsiderohemi ndër kompanitë më serioze, të strukturuara dhe të qëndrueshme në vend. Eksperienca e gjatë në ndërtim, përkushtimi dhe vëmendja maksimale në çdo detaj, bëjnë të mundur që produktet Eurocol të kthehen në pararojë për industrinë e ndërtimit. Kjo traditë përsosmërie dhe shërbimi i jashtëzakonshëm ndaj klientit, u jep produkteve tona vlerë në rritje me kalimin e kohës, duke bërë çdo investim të suksesshëm për këdo që beson tek Eurocol. Portofoli ynë ravijëzon projekte të të gjitha përmasave, niveleve të kompleksitetit dhe funksioneve, nga rinovime të ndërlikuara interierë,deri në ndërtimet më komplekse në vend.

Per Kontakt: 

Cel +355689019537

Whatsapp: +355689019537

Email: [email protected]

www.eurocol.com.al

www.parklife.al