Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 87578

Arkitekt/e - Herzog & De Meuron

Tirane, Shqipëri 16-07-2024 edhe 25 ditë


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Arkitekt

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

16-07-2024

---

---


Përshkrimi

LIM-EM Shpk, është një nga kompanitë investitore Lider ne fushën e ndërtimit dhe zhvillimit, ku përfshihen disa nga projektet më prestigjoze rezidenciale dhe turistike në Tiranë dhe më gjerë, të realizuara në 25 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit.

Herzog & De Meuron,një nga kompanitë më të rëndësishme të arkitekturës në botë. Me qëndër në Basel dhe me një portofolio të gjerë të realizimit të shume projekteve me rëndësi të vecantë arkitekturore,  dhe e vlerësuar disa herë me cmimet më të larta të arkitekturës, ka nisur partneritetin me kompaninë Lim-Em shpk në krijimin e zyrës së saj të përfaqësimit në Tiranë. 

Me qëllim realizimin e një projekti sfidues në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit, me stil arkitekturor të vecantë dhe duke krikjuar mundësinë profesionistëve Shqiptar të jenë pjesë e një projekti me vlera të jashtëzakonshme arkitekturore dhe mundësinë të bashkëpunojnë nga afër me disa nga arkitektët më të mirë në botë.

Ne jemi në kërkim të arkitektëve me eksperiencë në projektim dhe zbatim, të cilët do të bashkëveprojnë ngushtë me grupin e projektuesve të studios ‘’Herzog & De Meuron’’,


Detyrat

  • Prodhimi i fleteve te projektit arkitektonik gjatë fazes se lejes se ndertimit dhe fazave te zbatimit te projektit.
  • Ndjekja e te gjitha ndryshimeve ne dokumentacion ne projektin e zbatimit  dhe te gjitha ndërlidhjet me autoritetet ligjore, duke kryer detyrat e një arkitekti të licencuar, vulosje, dhe nënshkrimi i vizatimeve.
  • Perditesimi dhe perpunimi i projektit te zbatimit ne menyre qe te jete ne perputhje me te gjitha lejet nga autoritetet perkatese.
  • Propozon zgjidhje projektimi për punimet e ndërtimit që nuk përputhen me qëllimin e projektimit të HdM.
  • Rishikimi dhe komentimi i vizatimeve të hapsirave dhe punimeve të ndërtimit për pajtueshmëri me Dokumentet dhe Lejet e Ndërtimit të miratuara.
  • Propozon zgjidhje projektimi për punimet e ndërtimit që nuk përputhen me qëllimin e projektimit të HdM.
  • Realizon perpuethshmerine e dizajn me kodet e aplikueshme, standardet në fuqi dhe kushtet që shfaqen në kantier në të gjitha fazat e projektit. Ndjek te gjitha fazat e nevojshme per sigurinë e objektit.

Kualifikimet

  • Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të.
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare.
  • Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
  • Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Të këtë nivel të lartë të angazhimit, këmbënguljes dhe elasticitetit.
  • Të ketë qëndrim proaktiv, diplomaci dhe talent në bashkëpunimin në Ekip.
  • Të këtë fleksibilitet dhe përshtatshmëri me rrethanat dhe personalitete të ndryshme.
  • Të këtë aftësitë multitasking, integritet të lartë, dhe orientim në detaje.
  • Njohuri shume të mira në gjuhën angleze, njohurite e gjuhes Gjermane perbejne avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kandidatet e interesuara duhet të aplikojnë me CV-në me foto bashkangjitur dhe portfolin e punimeve në adresën: [email protected]

Suksese!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.lim-em.al


Lim-Em

Shoqëria “LIM-EM” sh.p.k. është themeluar në vitin 1999, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit.

Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. LIM-EM me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 15 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.

Aktivitetet e LIM-EM fokusohen në ndërtimin urban, tregtar dhe industrial deri tek prodhimi i materialeve inerte.

Vizioni i LIM-EM

Vizioni i LIM-EM është një rritje e vazhdueshme në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar duke ofruar standard, me një gamë të gjerë produktesh dhe projektesh të cilat karakterizohen nga fleksibiliteti, siguria dhe cilësia.

Misioni i LIM-EM

Duke shfrytëzuar çdo burim LIM-EM sjell produktin më të mirë për t'u rritur vazhdimisht në një treg konkurues. Investojnë në komunitetin përreth me përgjegjshmëri të plotë duke rritur besimin dhe bashkëpunimin me klientin dhe bashkëpunëtorët.


INFORMACIONE KONTAKTI