Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja. Ju faleminderit.
Trego historinë tënde
Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme: Ju faleminderit.
Shoqëria e kursim Kreditit “UniFin” është një Institucion Financiar, i liçensuar nga Banka e Shqipërisë, i specializuar në dhënien e mikrokredive dhe mbajtjen e depozitave. UniFin është një Institucion jofitimprurës i cili ka për qëllim përmbushjen e nevojave financiare të anëtarëve të saj në kredi dhe depozita duke dhënë kështu një kontribut të qëndrueshëm në zhvillimin e vendit.
Që prej vitit 1996, ne kemi qenë bashkudhëtarë të fermerëve, tregtarëve, personave të thjeshtë apo komuniteteve të ndryshme profesionale në Shqipëri, të cilë pasi kanë përqafuar vlerat dhe vizionin tonë, kanë gjetur te ne mbështetjen dhe përkushtimin e nevojshëm të personalizuar dhe gjithëpërfshirës.
UniFin i gjen fillesat e saj që prej vitit 1996, i nisur si një projekt pilot i Fondacionit të lidhjes Irlandeze të Unioneve të kreditit dhe Komunitetit Europian, i mbështetur nga një konsorcium Organizatash Jo-qeveritare.
Në Maj të vitit 2002 u krijua Unioni Jehona, një formë organizimi e cila bazohet në bashkimin vullnetar të Shoqërive të Kursim Kreditit mbi bazën e ligjit për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe licensuar nga Banka e Shqipërisë.
Shoqëria e kursim Kreditit “UniFin” u krijua në shtator të vitit 2016 nga transferimi i Unionit “Jehona” në një formë të re organizimi ligjor i cili do t’i japë më shumë hapësirë zhvillimit administrativ dhe një menaxhimi më të mirë të Shoqërisë duke lehtësuar procedurat ndërvepruese me anëtarët e saj për një shërbim sa më optimal.