51-100
4
Privat
2001
Autostrada Tirane-Durres, Km5 Mbrapa QTU
Tirane, Shqipëri
Tel: 00355 4 4538 449
Mobile: 00355 4 4538 440
“ITE Grup” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Grup” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Grup”. Shoqëria “ITE Grup” projekton dhe implementon me sukses objekte civile dhe industriale. Kjo realizohet në sajë të ngritjes dhe organizimit të strukturave përkatese, të përbëra me specialistë të kualifikuar dhe me eksperiencë. Shoqëria është licensuar nga Ministria Puneve Publike , Transportit dhe Telekomunikacioneve për zhvillimin e aktivitetit. “ITE Grup” zotëron licencen për implementim NZ.4252/3 dhe licensën për projektim NZ.4252.1.