Historia e ndërmarrjes tregtare Gentli Shoes është histori e afarizmit të dy brezave të një familjeje, të cilët ia përkushtuan dashurinë dhe pasionin tregëtisë me mjetin transportues më të përdorur të të gjitha kohërave – këpucën. Shkelzen dhe Suzana Domi vendosën të kyçen në tregëti me këpucë duke e hapur shitoren e parë në vitin 1991. Fillimisht e orientuar vetëm kah këpucët e lëkurës, veprimtaria e Gentli Shoes zu të zhvillohej me hapa të paparashikueshëm, duke e vendosur kompaninë shpejt në pozitë udhëheqëse të tregut të këpucëve në Kosovë. Pas luftës së viteve 1997-1999, Gentli Shoes doli plotësisht e shkatërruar duke u detyruar të rifillojë nga fillimi.