Përshkrimi i kompanisë
Geco është një kompani udhëheqëse në instalimin, mirëmbajtjen dhe shërbimin e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse, e vendosur në Tiranë, Shqipëri dhe ofron shërbime me cilësi të lartë me anë të shumëllojshmërisë së produkteve dhe dizenjove që disponon. Ne ofrojmë produkte me performancën më të mirë lidhur me eko-efikasitetin, rehatinë e udhëtimit, si dhe shfrytëzimin maksimal të hapësiries së pusit në dispozicion.
Me më tëpër se 1000 projekte në tregun Shqiptar, ku ndër to rradhiten disa nga projektet më luksoze të vendit dhe falë ekspertizës në mirëmbajtje dhe instalim, e cila konsiderohet si pika kyçe e industrisë, jemi kompani lider, në sektorin që përfaqësojmë.
Themeluar në Tiranë, në 1997, GeCo është një kompani teknike shërbimi që ofron zgjidhje për ashensorë dhe shkallë lëvizëse për inxhinierët, arkitektët, ndërtuesit dhe kompanitë e ndërtimit. GeCo ofron ashensorë, shkallë dhe tapete lëvizëse në Shqipëri dhe në Kosovë. Projektet në të cilat jemi pjesëmarrës, përfshijnë qendra tregtare, showrooms, qendra biznesi, spitale, hotele, supermarkete, vila dhe komplekse rezidenciale.
GeCo operon si distributor ekskluziv i produkteve të kompanisë KONE.
Kompania KONE është një nga liderët globalë në industrinë e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse. KONE ka qenë e angazhuar në kuptimin e nevojave të klientëve të saj gjatë gjithë shekullit të kaluar e në vazhdim, duke ofruar ashensorë, shkallë lëvizëse dhe dyer automatike të cilat kryesojnë industrinë si dhe zgjidhje inovative për modernizim dhe mirëmbajtje te ketyre produkteve.
Objektivi i kompanisë është të ofrojë eksperiencën më të mirë të Lëvizjes së Njerëzve, People Flow™, duke zhvilluar dhe paraqitur zgjidhje që mundësojnë njerëzit të lëvizin të qetë, të sigurt, rehat dhe pa pritur nëpër ndërtesa, në ambiente gjithnjë e më tëpër të urbanizuara.